KAFE SHQETO/ Nis sezoni veror pa vrojtues e kulla plazhi, kush do ti ruajë pushuesit?

KAFE SHQETO/ Nis sezoni veror pa vrojtues e kulla plazhi, kush do ti ruajë pushuesit?

11:52, 01/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pse sezoni turistik ka nisur, kullat e vrojtuesve janë bosh thuajse në të gjitha vijat bregdetare në Shqipëri, duke sjellë kështu jo vetëm pakënaqësi të pushuesve, po rrezikimin e jetës së tyre.

 

E ftuar ditën e sotme për të komentuar më gjerë lidhur me këtë temë ishte Eni Metaj, sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në ujë.

Diskutimi në studio:

Eni Metaj: Federata është gjithë kësaj kohe në trajnim të burimeve njerëzore për pjesën e plazheve. Unë mund të them që ne për momentin nuk kemi një numër të konsiderueshëm, por është mjaft domethënës ku janë 1380 vrojtues plazhi. Sigurisht që nevoja që ka tregu është akoma më e  madhe për vrojtues plazhi dhe në mënyrë të padiskutueshme të gjitha plazhet duhet të kenë të paktën një vrojtues i cili duhet të jetë i trajnuar dhe i kualifikuar nga federata. Mund të them ë është bërë një punë shumë e mirë për pjesën e trajnimit, sidomos në  bregdetin e Durrësit Lezhës dhe Vlorës, mirëpo është e vërtetë që në bregdetin shqiptar nuk janë gjithmonë të pranishëm vrojtuesit e plazhit, kjo për shkak të angazhimeve të subjektit dhe impenjimeve të tyre të tjera.

Ola: Kur themi në detyra të tjera, për çfarë e kemi fjalën?

Eni Metaj: Më duhet ë them që një problematikë që haset në Shqipëri por besoj edhe në rajon është mungesa e stafit dhe e burimeve njerëzore të kualifikuara. Problematikë kjo që po e hasim në të gjitha fashat e shërbimit jo vetëm për vrojtuesit e plazhit por edhe për barët, restorantet apo hoteleri. Kështu që është një problem që lidhet me kualifikim dhe afrimin e të rinjve për tu formuar profesionalisht.

Klea.Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco