Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Banorët e Koculit ankohen për rrugën e shtruar para zgjedhjeve: E ngushtë për dy makina

13:51, 26/05/2023
A+ Aa A-

U shtrua vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, por rruga e fshatit Kocul në Selenicë, duket se është bërë pa standarde. Banorët thonë se rruga është e ngushtë, ndërsa punimet nuk janë përfunduar.
Nga SYRI TV

Vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, bashkia e Selenicës hodhi asfalt elektoral në rrugët e fshatit Kocul. 

Rruga me gjatësi prej 2 km, u shtrua sipas një tenderi të zhvilluar në muajin janar nga bashkia Selenicë, ku kompania “Shkëlqimi 07”, e cila është në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt, fitoi plot 380 milionë lekë për rehabilitimin e këtij aksi si dhe rrugët e brendshme të fshatit.

Siç shihet nga pamjet, rruga është e ngushtë me gjerësi rreth 3 metra, ndërsa projekti nuk është zbatuar deri në fund, pasi kanalet anësore të rrugës kryesore por dhe rrugët e brendshme të fshatit, të përfshira në projekt asfaltimi, nuk janë kryer ende.

Për banorët, mungesa e zbatimit të standardeve të rrugës, do të sjellë probleme për qarkullimin normal të mjeteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco