Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Invalidët vijojnë protestat në Durrës: Jemi në hall, s`jetojmë dot

10:54, 26/05/2023
A+ Aa A-

Rreth 1600 invalidë në qytetin e Durrësit, mbahen peng nga bashkia e drejtuar nga Emiriana Sako, e cila prej vitesh nuk u jep një vërtetim për pagesën e invaliditetit. Përfaqësues të shoqatave të invalidëve, protestuan përsëri këtë të premte përpara bashkisë, ku kërkojnë vetëm një vërtetim të pagesës së invaliditetit nga vitit 2005 deri në vitin 2010.

Ky vërtetim, invalidëve u nevojitet pëR vijimin e një procesi gjyqësor, i hapur tashmë, ku kërkojnë të përfitojnë shumat e prapambetura të parave të Kempit të përfituara për shkak të indeksimit të inflacionit.

Sipas invalidëve, nëse nuk e marrin këtë vërtetim, ata rrezikojnë të mos përfitojnë shumën e prapambetur të parave, që shkon deri në 150 mijë lekë të reja për person. Para zgjedhjeve, Emirjana Sako, sipas invalidëve, u premtoi zgjidhje të këtij ngërçi, por pasi kanë përfunduar zgjedhjet vijon i njëjti problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco