'Një punëtor filipinas kushton 600 dollarë në muaj', operatori turistik: Po na dëmton apatia e rinisë shqiptare

17:44, 23/05/2023
A+ Aa A-

Operatori Turistik Aneo Hila ka treguar vështirësitë e të punësuarit një të huaj në vendin tonë.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri TV me Armela Ferkon Hila thotë se të punësosh të huaj është kosto tepër e madhe në para, por sipas tij kjo zgjidhje bëhet nga halli sepse nuk gjenden puntorë shqiptarë.

Ai shprehet se ka kapacitet për të paguar njerëz shqiptar por problemi qëndron se në Shqipëri mbizotëron apatia e dëshira për të mos punuar.

“Kjo është një zgjidhje nga halli por shumë e shtrenjtë. Të marrësh një punëtor filipinas është minimumi 600 dollarë në muaj, plus kostot që do t'i mbulohen, shëndeti, akomodimi, ushqimi dhe gjithçka. Nuk është një kosto e lirë, është përtej asaj që konsiderohet një mesatare shqiptare. Ne i kemi tashmë kapacitetet që të përballojmë kostot për të paguar njerëzit shqiptarë por nuk janë të gatshëm njerëzit që të punojnë, që të investohen. Ky është problemi më i madh, nëse mund ta quaj apatia e rinisë po na dëmton jashtë mase dhe na ka sjellë në këtë situatë halli që me të vërtetë duhen rekrutuar të huajt. Mbase kjo është një proces i natyrshëm që do të ndodhte pashmangshmërisht, por jo në përmasat që ne kemi në këtë fazë. Kemi një nivel të rinisë të papunë të lartë. Kemi mundësi ta përballojmë, kemi vende pune kët me paga dinjitoze me kushte dinjitoze thjesht ata që duan të punojnë duhet të vijnë me mendjen për të punuar”, tregon Hila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco