VIDEO-SYRI TV/ Roskovec, dy fshatra nuk pinë ujë, banorët: Aty kalojnë ujërat e zeza

16:29, 01/05/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra familje në dy fshatra të Roskovecit, nuk e përdorin ujin e çezmës për të pirë, për shkak të frikës se ai është i ndotur nga ujërat e zeza. Pranë puseve të ujit të pijshëm, kalon kolektori i ujërave të zeza. Banorët thonë se askush nuk u jep garanci nëse uji i puseve të ndërtuar nga bashkia mund të pihet apo jo.

Nga SYRI TV

Siç shihet nga pamjet, ujërat e zeza kalojnë shumë pranë puseve të ujit, duke bërë që banorët të mos e përdorin këtë ujë.

Sipas banorëve, askush nuk u jep garanci nëse uji i puseve, është i pandotur nga ujërat e zeza, për shkak se deri më sot nuk ka të dhëna që për të janë kryer analiza.

Por nga ana tjetër, për kolektorin e ujërave të zeza është kryer një investim, i cili parashikonte trajtimin e tyre nëpërmjet kanalizimeve, por siç shihet në teren ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco