Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Remanica në Berat, 30 vite pa kanalizime. Banorët: Ujërat e zeza derdhen në rrugë

17:04, 26/04/2023
A+ Aa A-

Banoret e fshatit Remanicë në Berat prej 30 vitesh vuajnë mungeën e kanalizimeve të ujerave të zeza. Ata shprehen se bashkia është në dijeni të problemit dhe kanë bërë premtime boshe vetëm për të marrë votat pasi nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Nga SYRI TV

Prej 30 vitesh në fshatin Remanicë në Berat, ujërat e zeza derdhen nëpër rrugët e lagjeve, pasi bashkia e drejtuar nga socialistet nuk ka ndërtuar kanalizimet edhe pse janë në dijeni të këtij problemi. Banoret shprehen se derdhja e ujërave të zeza në rrugë ndot mjedisin dhe rrezikon shëndetin e tyre.

Ata shpreh se bashkia Berat e drejtuar nga socialist Ervin Demo, i cili rikandidon për një mandat të dytë, nuk ka kryer asnjë investim në fshat duke i lënë banorët të jetojnë mes ujërave të zeza. Bashkia u ka premtuar disa herë gjatë fushatave, shprehen banoret, por vetëm i kanë mashtruar pasi situata është e njëjtë.

Banorët shprehen se duan të largohen nga fshati pasi harresa nga pushteti vendor ka përkeqësuar kushtet e jetesës së tyre në Remanicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco