FOTO/ Java që vjen nis me shi dhe mbyllet me diell

FOTO/ Java që vjen nis me shi dhe mbyllet me diell

13:56, 23/04/2023
A+ Aa A-

Java që vjen pritet të nisë me shi.

Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin javor të motit.

Tre ditët e para të javës do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, ndërsa më pas do të rikthehet dielli.

Më poshtë, keni parashikimin e motit nga SHMU:

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht (ditët e para të javës) nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Martë reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.

Më pas duke filluar gradualisht nga dita e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco