Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

VIDEO-SYRI TV/ Fshati Frashër në Kuçovë, pa investime. Banorët: Kemi dhënë 20 mln lekë, bashkia i ka vjedhur

13:24, 23/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Frashër në bashkinë Kuçovë prej vitesh janë lënë nën harresë nga pushteti vendor. Ata tregojnë se nuk kanë ujë, gjë që I ka detyruar të shpojnë puse, ndërsa rrugët e fshatit janë të amortizuara dhe të pakalueshme.

Nga SYTI TV

70 familje në fshatin Frashër në qytetin e Kuçovës vuajnë prej 10-vitesh mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugës. Pas amortizimit të tubacioneve të ujësjellësit,askush nuk u kujtua më për ti riparuar ato dhe kjo ka bërë që ata të vuajnë prej 10-vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Të ndodhur në këto kushte ata janë detyruar të hapin puse.

Vetëm 800 metër nga aksi nacional Kuçovë-Elbasan,fshati Frashër nuk ka rrugë. Rruga ekzistuese,e ndërtuar që në periudhën e komunizmit, është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët.

Banorët e fshatit akuzojnë bashkinë e Kuçovës për vjedhjen e rreth 20 milion lekëve të dhëna nga emigrantët për ndërtimin e rrugës.

Në çdo rrugë të këtij fshati dallohet qartë mungesa e investimeve nga pushteti lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco