Devijohet qarkullimi i mjeteve në Astir, trafik për dy muaj me radhë

Devijohet qarkullimi i mjeteve në Astir, trafik për dy muaj me radhë

11:26, 23/04/2023
A+ Aa A-

Devijohet qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe në Astir, punimet zgjasin 2 muaj

Për shkak të punimeve në projektin e Unazës së Madhe Loti 3 nga dita e sotme ka ndryshuar lëvizja e mjeteve në zonën e Astirit.

Kështu, automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.

Ndërsa, automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt.

Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.

Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.

Sipas ARRSH, ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco