VIDEO/ Mallakastrioti: Ullinj e vaj kemi sa të hajë dreqi, por shteti s’na mbështet!

VIDEO/ Mallakastrioti: Ullinj e vaj kemi sa të hajë dreqi, por shteti s’na mbështet!

10:23, 22/04/2023
A+ Aa A-

Mallakastër – Një banor i fshatit Rroms të Mallakastrës tregon se kanë mijëra rrënjë ullinj shekullor e të rinj, se kanë pasur edhe super prodhim, por krahët e fermerit po hidhen në lumë.

Hasan Gjysho Karemani është banor i fshatit Rroms të bashkisë së Mallakastrës. Ai para viteve ‘90 ka punuar teknik duhani dhe ka qenë në grupin e punës që numëronin drurët frutorë e agrumet dhe këtë punë e kryenin dy herë në vit.

Hasani, në një bisedë me gazetarin Xhemil Beharaj, tha se fshati i tyre ka 40 mijë rrënjë ullinj shekullorë dhe pas viteve ‘90 janë mbjellë edhe 100 mijë drurë të tjerë, por djersa dhe mundi i banorëve po hidhet në lumë, po shkon kot sepse tregje nuk ka, pika grumbullimi jo, subvencione jo.

Ndiqni intervistën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco