Shqiptarët, më pesimistët në rajon për të ardhmen pas luftës Rusi-Ukrainë

Shqiptarët, më pesimistët në rajon për të ardhmen pas luftës Rusi-Ukrainë

10:18, 21/04/2023
A+ Aa A-

Nga Alice Taylor, EurActiv

Shqiptarët janë më pesimistët nga të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor në lidhje me të ardhmen ekonomike për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, me pothuajse gjysmën që besojnë se situata nuk do të përmirësohet.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal kreu një sondazh për matjen e perceptimit të qytetarëve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Rreth 66% e të anketuarve në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi besojnë se lufta kërcënon ekonomitë lokale, dhe 30% beson se ky rrezik është serioz.

Rreth gjysma e të anketuarve tha se situata do të mbetet njësoj për të ardhmen e parashikueshme, një e treta thanë se do të bëhet më keq dhe vetëm 9% beson se do të përmirësohet.

Qytetarët e Kosovës janë më optimistët, me 15% që besojnë në një të ardhme më të mirë, ndërsa shqiptarët ishin më të zymtët, me 46% që mendojnë se situata do të përkeqësohet. Serbët ishin të dytët për sa i përket mungesës së besimit, me 41%.

Në anën pozitive, 67% e maqedonasve, 66% e boshnjakëve, 69% e kosovarëve dhe 60% e serbëve janë përgjithësisht të kënaqur me reagimin e autoriteteve kundrejt luftës.

Më tej, 77% e qytetarëve të rajonit mendojnë se do të ketë rënie ekonomike, 63% janë të pasigurt për furnizimin me karburant, 35% kanë pasiguri ekonomike, 21% i druhen thellimit të hendekut shoqëror e politik, 14% i druhen ngadalësimit të integrimit në BE dhe 23% i druhen një fluksi të ri refugjatësh. Kjo e fundit ishte më e theksuar në Serbi, me 41%.

Në të gjitha ekonomitë e rajonit ka tre shqetësime kryesore në fushën e ekonomisë: rënia ekonomike, furnizimi me ushqime e karburant, dhe sigurimi i ekonomisë së tyre.

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë në favor të sanksioneve kundër Rusisë (48%), ndërsa pothuajse i njëjti numër (45%) është kundër tyre. Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk është bashkuar me sanksionet e BE dhe SHBA kundër Moskës, pavarësisht thirrjeve për të vepruar kështu.

Qytetarët nga Kosova udhëheqin me 84% në favor të sanksioneve, ndërsa 77% e serbëve janë kundër tyre.

Deri në 71% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut mendojnë se mbi Rusinë nuk duhet të vendosen sanksione ekonomike.

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi luftojnë të gjitha me influencën dhe dezinformimin rus në sferën publike. Ndërkaq, Shqipëria dhe Kosova kanë pak probleme të tilla dhe të dyja kanë pranuar refugjatë ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco