'Ndërroi jetë 2 orë pas vaksinës anti-COVID'/ Si do i provojë Gjermania 200 akuzat ndaj kompanive? Flet Erion Dasho

13:19, 18/04/2023
A+ Aa A-

Skepticizmi lidhur me vaksinat vijon akoma, ndonëse ato janë testuar, ritestuar.

Sidomos në Gjermani ka pasur edhe padi ku qytetarët pretendojë se kanë përjetuar efekte anësore.

Sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona.

Mjeku Erion Dasho i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se ka qenë e vështirë për tu provuar lidhja shkak-pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore me vaksinën, por beson tek përfundimi në të cilën do të arrijë Gjykata gjermane:

Në pjesën më të madhe të efekeve anësore të supozuara lidhja shkak-pasojë ka qenë e vështirë për tu provuar. Unë mbaj mend që nga literatura që kam lexuar ka qenë një rast i një vdekjeje në Japoni që është publikuar dhe ka qenë e publikuar në revista shkencore, ku një grua menjëherë pasi bëri vaksinën u ndje keq, paciente diabetike, mbipeshë dhe pësoi endeme pulmonare, që ndodh kur mushkëria mbushet me ujë dhe personi humbi jetën dy orë pas aplikimit të vaksinës, për vetëm dy orë. Dhe ky ka qenë një nga rastet ku u provua dhe u pranua që egzistonte një lidhje shkak-pasojë midis administrimit të vaksinës dhe humbjes së jetës nga personat. Por raste të tilla kane qenë shumë të rrallla ku mund te përcaktohej një lidhje shkak-pasojë dhe unë si shumë ekspertë të tjerë presim te dëgjojmë gjykatat. Në Gjermani besimi tek Gjykatat është absolut dhe sigurisht ajo do të analizojë gjithë paditë e grumbulluara deri tani,m dhe do të shikojmë se si do e interpretojë gjykatësi gjerman këtë konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco