VIDEO-SYRI TV/ Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

09:02, 16/04/2023
A+ Aa A-

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashët. Në mesnatë ata u mblodhën me qirinj në duar në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në kryeqytet.

Ceremonia zgjati deri pas mesnate ndërsa festimet pritet të përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

‘Krishti u ngjall’, është ‘refreni’ që përsëritet në këtë ditë ndërsa besimtarët trokasin vezët e kuqe të Pashkëve që simbolizojnë gjakun e Krishtit.

Pashka është pritur me fishekzjarrë në Korçë ku qindra besimtarë vendas por edhe nga qytete të tjera kanë pritur mesnatën në qendër të qytetit, para Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në meshën e drejtuar nga Mitropoliti Johan Pelushi.

 ‘Krishti u Ngjall’ dhe pas urimeve që nga drita e shpresës të ketë paqe dhe mirësi në çdo familje, ata u shpërndanë nëpër banesat e tyre.

Edhe redaksia e SYRI-t, uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Pashkën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco