VIDEO-SYRI TV/ I riu konkurroi si lektor në Akademinë Ushtarake, Dorian Sevo: Konkursi ishte i paracaktuar

19:07, 15/04/2023
A+ Aa A-

Mijëra të rinj largohen çdo ditë nga Shqipëria për një vend pune apo të zhytur në pamundësi për të jetuar.

Syri Tv nëpërmjet gazetares Fabjona Pasho sjell sot rastin e Dorian Sevos, i cili ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera e me gradën Doktor Shkencash, por të pamjaftueshme që ai të punësohet në Shqipëri.

Sevo tregon se prej dy vitesh është i papunë, ndërsa denoncon konkursin e fundit ku ka marrë pjesë për lektor në Akademinë Ushtarake.

Sipas tij, ky konkurs ishte i paracaktuar, dyshim i ngritur nga sjellja e intervistuesit dhe ulja e pikëve për gjeneralitetet e tij.

Dorian Sevo është një prej të rinjve, që ka zgjedhur që mos ta braktisë Shqipërinë, por të vijojë të kontribuojë në vendin e tij.

Sevo ka mbaruar studimet me rezultate maksimale, e i vlerësuar me çmime si student ekselent. Por dëshira e tij për të qëndruar në Shqipëri është zbehur prej dyerve të mbyllura e që i përplasen fytyrës teksa kërkon punësim, apo garon për tu bërë pjesë e institucioneve, ku si CV mban arritjet e shkëlqyera, por prej 2 vitesh endet i papunë.

Rasti më i fundit që ai tregon është konkursi që ka zhvilluar për tu pranuar si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.

Në garë me një tjetër konkurrent, Sevo denoncon se është penalizuar jo për shkak të aftësive të tij, por prej paracaktimit të konkursit, ku atij i janë hequr pikë edhe për tregimin e gjeneraliteteve.

Madje, Dorian Sevo tregon edhe një episode gjatë konkursit, që sipas tij ishte sjellja  arrogante e intervistuesit, që i la të nënkuptonte që ky konkurs kishte paracaktim. 

Edhe pse me Titullin Doktor Shkencash, Sevo është një nga qindra të rinjtë, që ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera, por që vendi ynë nuk i ofron një mundësi punësimi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco