SYRI TV/ Shpopullohen fshatrat e Cakranit në Fier, banorët: Nuk kemi rrugë, ujë e qendra shëndetësore

SYRI TV/ Shpopullohen fshatrat e Cakranit në Fier, banorët: Nuk kemi rrugë, ujë e qendra shëndetësore

15:22, 01/04/2023
A+ Aa A-

Tri fshatra të Cakranit në bashkinë e Fierit sot kanë vetëm gjysmën e popullsisë që kishin dikur. Shkak i shpopullimit masiv është mungesa e investimeve në infrastrukturë, bujqësi dhe qendra shëndetësore.

Nga SYRI TV

Rrugë të pashtruara, qendra shëndetësore pa mjekë apo infermierë, shkolla pa nxënës apo dhe shtëpi pa njerëz, është ajo çka të ofrojnë fshatrat Buzmadh, Hambar dhe Tojkan në njësinë administrative Cakran të bashkisë së Fierit. 

Ata tregojnë se të rinjtë po ikin prej fshatit, duke treguar edhe arsyet e shpopullimit masiv të këtyre zonave, që duket se nga natyra janë të bekuara, por harresa e shtetit i ka shkatërruar.

Dikur ishin fshatra që kishin së paku 600 familje, ndërsa sot kanë mbetur më pak se gjysma dhe aty jetojnë vetëm të moshuar.

Këto janë zona bujqësore, shumë pranë lumit Vjosë, por bujqësia këtu është drejt zhdukjes për shkak se fermerët nuk kanë pasur asnjëherë luksin e mbështetjes nga shteti për të investuar në pronat e tyre.

Gazetar: Xh. Beharaj 
Operator: A. Mara 
Redaktor: J. Hoxhaj 
Montazhier: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco