SYRI TV/ Korçë, breshëri e ngrica dëme në bujqësi. Fermerët: Rrezikojmë prodhimin e këtij viti

14:37, 01/04/2023
A+ Aa A-

Breshëri dhe ngricat e ditëve të fundit, kanë dëmtuar plantacione të tëra me mollë, kumbulla apo qershi në fshatra të ndryshëm në Korçë. Fermerët tregojnë se shteti nuk i dëmshpërblen, ndërsa situata e përsëritur nga fatkeqësitë natyrore po i detyron të braktisin bujqësinë. Ekspertët sugjerojnë sigurim privat të fermave, pasi shteti nuk i dëmshpërblen bujqit.

Nga SYRI TV

Fermerët e zonave të ndryshme në Korçë janë dëmtuar nga reshjet e breshërit dhe ngricat e ditëve të fundit. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në frutikulturë, mollë, qershi dhe kumbulla, të cilave u janë dëmtuar pasi sapo kishin çelur.

Fermerë si Sami Bakollari apo Jorgo Braholli, tregojnë se dëmet janë të vazhdueshme nga dukuritë natyrore, por dëmshpërblime nga shteti nuk kanë marrë kurrë.

Ylber Bylykbashi, ekspert bujqësie tregon se zgjidhja e vetme për fermerët është sigurimi i plantacioneve në kompanitë e sigurimit, pasi sipas tij, shteti nuk merr përsipër dëmshpërblimin e dëmeve.

Nga ana tjetër, fermerët thonë se për shkak të mungesës së subvencioneve, tregut dhe mbështetjes nga shteti, do të braktisin bujqësinë.

Fermerët mbajnë sytë nga qielli pasi dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore mund t’i lënë pa të ardhura për familjet e tyre.

Gazetare: S. Xhomaqi

Operator: S. Çallëku

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco