VIDEO-SYRI TV/ Rama kërkesë biznesit për rritje rrogash, biznesi rrit çmimet

17:17, 31/03/2023
A+ Aa A-

Teksa kryeministri Edi Rama u kërkon sipërmarrësve të rrisin pagat për të ndalur shpopullimin, bizneset në vend po vënë në zbatim këtë kërkesë, por me efekte të rënda për konsumin. Prej datës 1 prill, një biznes furrë buke në Berat ka lajmëruar rritje të çmimit të produkteve deri në 20 lekë të reja, për shkak të rritjes së pagës për të mbajtur fuqinë punëtore. Por kjo rritje e çmimit të produkteve të konsumit, pritet të ketë efekte negative te xhepat e qytetarëve.

Nga SYRI TV

Kryeministri i bëri këto deklarata gjatë një takimi ku i kërkoi sipërmarrësve të rrisin pagat, për shkak të shpopullimit të vendit që po lë pa fuqi punëtore biznesin. Por, në një kohë që ekonomia është e goditur nga inflacioni dhe rritja e skajshme e çmimeve të konsumit, biznesi i mesëm dhe i vogël, duket se do t`i faturojë po qytetarëve rritjen e pagave për punonjësit.

Ky shënim, ku shkruhet se:

Duke filluar nga data 1 prill 2023, do të ngrihen çmimet me 10-20 lekë të reja për çdo artikull. Kjo vjen si pasojë e rritjes së pagave me 50% nga ana jonë, me qëllim frenimin e largimit të fuqisë punëtore. Paga minimale do të jetë 60 mijë lekë të reja.

Shkruan ky biznes furrë buke në qytetin e Beratit, që duket se ka cituar në mënyrë korrekte deklaratat e kryeministrit për mbajtjen e fuqisë punëtore. Por, në këtë rast, biznesi, i cili veç pagave për punonjësit tashmë do t`i duhet të paguajë më shumë taksa, ka gjetur zgjidhjen duke rritur çmimin e produkteve ushqimore, të cilat do të kenë efekt zinxhir në konsum, sidomos te shtresat në nevojë.

Rritja e pagës minimale me 400 mijë lekë është kundërshtuar nga ekspertët e ekonomisë, pasi ajo pritet të mos ketë efekte në reduktimin e inflacionit apo të përmirësimit të jetesës së qytetarit, por vetëm në buxhetin e shtetit, që do të arkëtojë më shumë të ardhura nga kontributi i sigurimeve shoqërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco