Parashikimi i motit për fundjavën, 1 dhe 2 prill

Parashikimi i motit për fundjavën, 1 dhe 2 prill

13:30, 31/03/2023
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatat e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

Image

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco