VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Vlorë mbyll unazën e qytetit, banorët: Dy-tre herë vjedhje tenderash

18:03, 30/03/2023
A+ Aa A-

Unaza e Vlorës duket se do të jetë një kantier që nuk do të përfundojë kurrë.

Pak vite pasi u krye një investim për shtrimin e tubave në këtë aks, bashkia duket se po ribën sërish të njëjtin investim vetëm dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Por veç kësaj, punimet në rrugë janë kthyer në problem për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Është e paqartë se për çfarë po shtrohen këto tuba, pasi në kantier nuk është vendosur tabelë për punimet. Megjithatë, rihapja e asfaltit për të dytën herë brenda pak vitesh, ka shqetësuar banorët e kësaj zone.

Unaza e Vlorës është një arterie e rëndësishme, sidomos gjatë sezonit turistik. Por rruga, gjithashtu u shërben banorëve të kësaj zone, të cilët tregojnë se rikthimi i investimeve dhe mos mbyllja kurrë e punimeve, shkakton pluhur dhe ndotje në zonë.

Punimet në këtë rrugë kanë nisur vetëm dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco