Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë zgjedhja Nr. 1 për studentët shqiptarë, ndiqet nga SHBA, Gjermania, Austria, Spanja, Italia dhe Belgjika!

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë zgjedhja Nr. 1 për studentët shqiptarë, ndiqet nga SHBA, Gjermania, Austria, Spanja, Italia dhe Belgjika!

17:00, 30/03/2023
A+ Aa A-

Numri i studentëve Shqiptarë në UK vazhdon të jetë i lartë me mbi 10,000 të rinj të regjistruar duke e bërë UK destinacionin më të preferuar për studime jashte vendit.

 Shumica e studentëve janë të regjistruar në profilet e Biznesit, Shkencave kompjuterike dhe Ekonomisë.

UK preferohet nga të rinjtë pasi konsiderohet si shtëpia e universiteteve më të mira në botë, ka diversitet dhe kulturë studentore, të jep mundësi për të punuar gjatë studimeve dhe është vend ideal për të bërë shumë udhëtime. 

Gjithashtu, një arsye e fortë përse studentët zgjedhin Mbreterinë e Bashkuar është mundësia e qëndrimit deri në 2 vite mbas studimeve.

Studentët nëse kanë dëshirë që të qëndrojnë pas studimeve në UK mund të aplikojnë për një Graduate Visa. Një Graduate Visa ju jep leje për të qëndruar në UK për të paktën 2 vite pas përfundimit me sukses të një programi ose kursi.

Të interesuarit për UK duhet të bëjnë kërkimet e tyre dhe të veprojnë shpejt, sepse ka ende universitete që janë në proces të rekrutimit të studentëve të huaj. Me disa prej tyre mund të flisni drejtpërdrejt duke marrë pjesë në World Education Fair.

World Education Fair (WEF), panairi më i madh për studime jashtë vendit, do të zhvillohet në Tiranë dhe Vlorë, ku do të jenë të pranishme më shumë se 50 institucione arsimore me traditë në arsim nga Europa dhe bota. Panairi do të mbahet edhe këtë vit në Hotel Rogner, Tiranë më 1 Prill dhe në Hotel Partner, Vlorë më 2 Prill. 

Image

Permendim disa nga universitetet me elitare prezente në panair si INTO Manchester i renditur ne vendin e 27 në ranking e universiteteve botërore dhe ne vend te 6 ne UK; Middlessex University, i renditur në vendin e 401 në ranking e universiteteve botërore nga Times Higher Education dhe ka një rezultat të përgjithshëm prej prej 4.2 yje; University of East Anglia i renditur në vendin e 342 në ranking e universiteteve botërore dhe i 13-ti në UK për cilësinë e rezultateve kërkimore.

Prezente do jene dhe 2 nga grupet me te medha arsimore, QA Educational Group dhe INTO University Partnerships të cilet perfaqesojne University of Roehampton London, Northumbria University NewCastle, London Metropolitan University, Solent University, University of South Wales, University of Stirling, INTO Gloucestershire, University of Exeter, Glasgow Caledonian University; City University London, Queen’s University Belfast.

Mbreteria e Bashkuar mbetet një opsion tërheqës për shkak të shumëllojshmërisë së programeve, veçanërisht në anglisht, dhe tarifave të përballueshme të shkollimit", thotë Anka Hasi, eksperte e edukimit ne UK. 

Image

Përveç prezences së perfaqesuesve të universiteteve, kolegjeve dhe kampeve verore, në WEF këtë vit do të prezantohen një sërë tematikash me interes të madh për të rinjtë.

“Për shembull, një nga prezantimet më interesante do të jetë nga Susan Jones, perfaqësuese e Westbourne School.

“HOW TO PREPARE YOUR CHILD FOR TOP UNIVERSITY ENTRY: THE IB ADVANTAGE” do të jetë një tematikë tejet interesante për prindërit dhe fëmijët në klasën e 11-të dhe 12-të”- shpjegon Xhensila Rizaj, konsulente e departamentit te universiteteve. 

Do te kete prezantime dhe nga ekspertet e Integral mbi mundesite per bursa, financimi i studimeve, gjithcka rreth kampeve verore dhe shkollave te mesme në UK dhe nje prezantim i detajuar mbi universitetet dhe shkollat e mesme në SHBA. 

TRENDET e universiteteve: Gjermania dhe Italia vendet më të përballueshme për sa i përket tarifave të shkollimit. Fillojnë nga 250 euro.

Në WEF të gjithë të interesuarit për të studiuar jashtë vendit do të mund të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e universiteteve per te mesuar te rejat me te fundit për fushat e studimit që janë aktualisht në trend në tregun ndërkombëtar të punës. Gjithashtu do mund të merni informacion mbi procedurat e pranimit, tarifat e shkollimit, bursat dhe si t'i aksesoni ato.

“Si konsulentë arsimorë, ne kemi vërejtur një interes te shtuar për të studiuar në vende si UK, Hollandë, Belgjika, Gjermania, Italia, Franca apo Spanja”, shton Xhensila Rizaj.

Në Belgjikë, sistemi i arsimit të lartë është i ngjashëm me sistemin hollandez, me shumë programe që mësohen në anglisht. Tarifat e shkollimit janë të përballueshme, rreth 1100 € në vit. Ndër programet universitare më të njohura janë inxhinieria, biznesi, shkenca kompjuterike, shkencat sociale dhe dizajni.

Në Itali, programet e mësimdhënies në gjuhën angleze janë një zgjedhje popullore dhe shumica e atyre që zgjedhin të studiojnë në universitetet italiane preferojnë fushat e biznesit, arkitekturës dhe dizajnit. Italia preferohet për prestigjin e universiteteve, klimën e saj, por edhe për tarifat më të ulëta të shkollimit, të cilat fillojnë nga 250 euro në vit.

Familjet shqiptare që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë te mesme jashtë vendit ende preferojnë Britaninë e Madhe! 

UK mbetet në krye të preferencave të familjeve Shqiptare që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë te mesme jashtë vendit. Destinacione të tjera me interes janë Zvicra, Gjermania, Spanja dhe Austria.

"Familjet Shqiptare që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të mesme jashtë vendit, preferojnë Britaninë e Madhe për shkak të ashpërsisë akademike dhe lehtësive që ofrojnë shkollat. Është shumë e rëndësishme që zgjedhja e një shkolle të mesme jashtë vendit të bëhet nën drejtimin e një konsulenti arsimor i cili di të kombinojë më së miri potencialin akademik të një të riu, me programin e duhur arsimor, llojin e shkollës dhe destinacionin e studimit”, shpjegon Anka Hasi.

Tarifat e shkollimit në UK variojnë nga 16,000 £/vit për një shkollë të mesme shtetërore deri në 25,000-50,000 £/vit për një shkollë ndërkombëtare me të gjitha opsionet e përfshira. Shkollat ​​e mesme zakonisht ofrojnë edhe bursa për të rinjtë me aftësi të veçanta (akademike, sportive apo artistike), të cilat mund të arrijnë në gjysmën e tarifës vjetore.

Në WEF, familjet e interesuara për shkollat ​​e mesme jashtë vendit mund të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e institucioneve për të mësuar mbi të gjitha opsionet dhe mundësitë që ofrohen. Përmendim disa nga shkollat e mesme me elitare prezente ne panair si Queen Ethelburga’s College, e renditur nder shkollat me te mira te mesme ne UK; Westbourne School, vlerësuar me “excellent” në të 16 kategoritë e cilësisë së arsimit; Queen’s College Taunton, me nje reputacion per rezultate te larta ne provimet A Levels dhe GCSE dhe nje nga grupet  me te medha arsimore si Inspired Education Group qe perfaqeson Reddam House, International School of Milan, International School San Patricio, St. John’s International School, St. George’s International School dhe King’s College Madrid.

Gjithashtu, prezente ne panair do te jete Helen Lami, konsulente arsimore me 30 vite përvojë dhe pronare e një shkolle gjuhe në UK, me te cilen do keni mundesi te konsultoheni individualisht. 

Integral: "Ne po regjistrojmë tre herë më shumë aplikime për kampe verore në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar".

World Education Fair do të paraqesë gjithashtu institucione që organizojnë kampe verore dhe kurse gjuhësh jashte vendit për të gjitha moshat gjatë gjithë vitit.

"Ne po regjistrojmë tre herë më shumë kërkesa për kampe verore në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Destinacionet më të njohura janë Britania e Madhe, Zvicra, Gjermania, Spanja dhe Franca, si dhe SHBA. Në një kamp veror, të rinjtë mund të përmirësojnë nivelin e gjuhës së huaj që duan të studiojnë ose të eksplorojne programe të specializuara arsimore në fushën e tyre të interesit. Për shembull, programet më të fundit sjellin specializime dhe certifikime nga kompani në fusha të tilla si media dhe artet performuese, dizajni dhe prodhimi i zërit, shkenca mjekoligjore/ mjekësia ligjore, dizajni i videolojërave, fjalimet publike dhe lidershipi.

Studentët mund të zgjedhin gjithashtu kampe akademike të organizuara në kampuset e universiteteve të njohura si Oxford, Cambridge, UCL, Instituto Europeo di Design, Instituto Marangoni, Imperial College, etj. Për ata që duan të mësojnë një gjuhë të huaj, por duan dhe të vazhdojnë sportet që kanë deshire, ka kampe angleze plus futbolli me Arsenal, La Liga ose Real Madrid, kalërim, golf, not, balet me profesionistë të fushës etj.

Kostot për një kamp veror jashtë vendit ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes dhe kompleksitetit të programit të zgjedhur, por për të pasur një referencë, mund të marrim si shembull një program dyjavorë në Gjermani që fillon me rreth 1900 euro dhe përfshin mësime të gjuhës gjermane/ javë, aktivitete rekreative dhe ekskursione, akomodimin dhe vaktet e plota”, shpjegon Xhesika Bushka, konsulente e departamentit të kampeve verore dhe kurseve të gjuhës.

Është e rëndësishme të dini se për regjistrimet e bëra në World Education Fair, vizitorët përfitojnë zbritje deri në 10% në kampet e përzgjedhura verore.

Gjithashtu, studentët përfitojnë aplikimet falas në universitet gjatë panairit dhe javës në vijim.

World Education Fair zhvillohet më 1 Prill në Tiranë (Hotel Rogner), më 2 Prill në Vlorë (Hotel Partner).

Hyrja është pa pagesë me regjistrimin paraprak në faqen e eventit www.worldeducation.al!

·         Rreth Integral Educational Programs

 Integral Educational Programs është konsulenti nr 1 per edukimin tuaj jashte vendit dhe programe Work and Travel në SHBA. Grupi i kompanive INTEGRAL ka mbi 30 vjet përvojë ndërkombëtare në ofrimin e informacionit për studentët, prindërit dhe këdo që është i interesuar të zgjedhë programet dhe institucionet më të mira arsimore jashtë vendit, shkollat ​​e mesme, të mesme, universitetet dhe qendrat e gjuhës. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 12-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 500 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA, Kanada dhe Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco