KAFE SHQETO/ Tirana, metropoli pa parkingje, sfida e drejtuesve për të parkuar kthehet në makth

11:40, 08/03/2023
A+ Aa A-

Nëse ke një takim punë, një kafe për të pirë në kryeqytet, apo të bësh një blerje në dyqane, mendimi i parë që të vjen është se ku duhet të parkosh makinën. Je me fat nëse arrin të gjesh një vend publik falas për të parkuar, ose do të detyrohesh të paguash për një shërbim publik tek privatët ose në parkinget publike me pagesë që Bashkia Tiranë disponon.

Ndryshe, ata çka kam shkruar më lart do ta përmblidhja fare shkurt: Tirana, metropoli pa parkingje!

Të ftuar ditën e sotme për të diskutuar më gjatë rreth këtij ‘halli’ që ka bërë bashkë shqiptarët ishin: Fadil Likaj, Enriko Ceko dhe Eriona Bixha.

Diskutimi në studio:

Fadil Likaj: ‘Po të shikojmë këtë fakt, themi se e ka një qëllim. Ose është bërë për shkaqe të mos planifikimit të zhvillimit të territorit në të ardhmen dhe mos tubimit të mirëfilltë për këto lloje parkingjesh ose ajo pjesa që ju përmendët pak më parë që është bërë një konsensus mes sipërmarrësve dhe organeve ligj zbatuese, rrugore apo pjesës së parkingjeve".

Enriko Ceko: "Në momentin që duhet të blesh apartament, në radhë të parë duhet të mendosh të blesh parkingun. Patjetër që kjo është një industri sepse në momentin që jepen 1400 leje për ndërtimin e Pallateve ku gjysma jepet në Tiranë, kuptohet që ju përmendet një çmim afërsisht 50 mijë euro që është çmimi më i lartë në qendër të Tiranës.

Ndërtuesit paguajnë taksën e parapaguar për të marrë lejen e ndërtimit si një sektor që garanton të ardhme të mirë për Bashkinë, jo vetëm të Tiranës por edhe të vendeve të tjera. Tani, në rast se dikush aplikon për leje ndërtimi çështja qëndron tek organet përkatëse që në fakt këtu kemi të bëjmë edhe me korrupsion.

Me sa para mund të korruptohet punonjësja e shtetit dhe këtu mos prisni të ketë respektim të distancave të ndërtimeve.

Eriona Bixha: "Në vitin 1015 u krijua një agjenci, një institucion që u krijua enkas për heqjen e këtij makthi dhe për dhënien e një zgjidhjeje të këtij problemi siç është trafiku, kështu që nr i automjete është në propecion të drejtë.

Në këtë ditë që po flasim kjo agjenci e ka dështuar rolin e saj dhe nuk është dhënë një zgjidhje për këtë kaos që ndodh çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës dhe në zonat më të frekuentuara nga njerëzit, si .sh në Qendër.

Unë do ta ndaja në dy linja problemin e parkimin, e para është mosfunksionimi i kartës së rezidentit dhe e dyta numri i hapësirave nuk i përmbush nevojat që qytetarët kanë sot".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco