SYRI TV/ Dyndje qytetarësh në qendrat shëndetësore, nga 1 marsi patenta shkon 85 mijë lekë

13:44, 28/02/2023
A+ Aa A-

Nga nesër, çdokush që do të pajiset me leje drejtimi për mjetet duhet ta paguajë me dyfishin e çmimit. Për të shmangur pagesën prej 85 mijë lekësh të reja që do të jetë çmimi i ri, qindra qytetarë, kryesisht të rinj janë dyndur në qendrat e aplikimit për të përfituar me çmimin aktual. Radhë të gjata aplikimi ka pasur kryesisht në Korçë dhe Durrës.

Nga SYRI TV

Dyfishimi i çmimit të patentës, i cili hynë në fuqi më 1 mars ka detyruar qytetarët që të dynden në qendrat shëndetësore për të plotësuar dokumentacionin dhe të bëjnë lejen e drejtimit me çmimin aktual. Nga një vëzhgim i bërë nga SYRI TV në qendrat shëndetësore, qytetarët në Korçë, kryesisht të rinj, shprehen se nuk kanë mundësi ta përballojnë dyfishimin e çmimit.

Edhe në Durrës qytetarët shprehen se kanë që në orët e para të mëngjesit që kanë zënë radhën në qendrën shëndetësore për të plotësuar dokumentacionin për patentën.

Sipas çmimeve të reja mësohet se një seancë mësimore në praktikë, në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 lekë, ndërsa një seancë praktikë, 935 lekë.

Gazetare: S.Xhomaqi,  A.Aliaj 

Pamjet: SYRI TV

Montazhier: L. Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco