VIDEO SYRI TV/ Fshati Dhoksat në Gjirokastër i braktisur, 70% e popullsisë janë larguar

16:44, 16/02/2023
A+ Aa A-

Rreth 70% e banorëve janë larguar nga fshati Dhoksat në Gjirokastër për shkak të pamundësive ekonomike dhe mungesës së punësimit. Vetëm 30 familje kanë mbetur në zonë, ndërsa fshati është lënë tërësisht në harresë edhe pse i përfshirë në projektin e 100 fshatrave nga qeveria.

SYRI TV

Braktisja e vendit, veçanërisht e zonave rurale, është kthyer në një fenomen tepër shqetësues.

Nga ky realitet i dhimbshëm, nuk ka shpëtuar as fshati Dhoksat në Gjirokastër, ku 70% e popullsisë janë larguar duke iu drejtuar emigracionit për shkak të pamundësisë ekonomike dhe mungesës së punësimit.

Dikur në këtë zonë rurale banonin rreth 150 familje, ndërsa sot vetëm 30, pjesëtarët e të cilave janë vetëm moshat e treta, që merren me bujqësi apo blegtori për të mbijetuar. 

"E vështirë është sa më s'ka, vetëm për të jetuar kemi, se gjë tjetër..."

"Ka nja 30 banorë sot. Më përpara kanë qenë 120". 

"S'ka mbetur më njeri këtu, veç pleq nëpër shtëpia, e vështirë është për ne".

Banorë të fshatit Dhoksat

Fshati Dhoksat ishte i përfshirë edhe në projektin e 100 fshatrave nga qeveria shqiptare, por përveç investimit në rrugë, asnjë e ardhur tjetër financiare nuk ka shkuar në drejtim të përmirësimit të kushteve të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco