Moti: që nga premtja nisin vranësirat dhe shirat

Moti: që nga premtja nisin vranësirat dhe shirat

13:02, 16/02/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorlogjik Ushtarak njoftoi se duke filluar gradualisht nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 12°C
në zona e ulëta -2 deri 18°C
në zona bregdetare 6 deri 18°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco