SYRI TV/ Bodrumi i një pallati në Durrës, gropë septike, 16 familje jetojnë mbi ujërat e zeza

SYRI TV/ Bodrumi i një pallati në Durrës, gropë septike, 16 familje jetojnë mbi ujërat e zeza

13:57, 02/02/2023
A+ Aa A-

Bodrumi i një pallati në Durrës është kthyer në gropë septike. Bllokimi i kanalizimeve ka sjellë mbushjen e bodrumit me ujëra të zeza, të cilat shkaktojnë ndotje për banorët. Deri më tani bashkia nuk po i jep zgjidhje problemit të 16 familjeve.

Nga SYRI TV

Këto janë ujërat e zeza në bodrumin e një pallati, ku jetojnë 16 familje, i cili ndodhet afër qendrës së qytetit të Durrësit. Prej ditësh, për shkak të bllokimit të tubacioneve, vendstrehimi në bodrumin e pallatit është kthyer në gropë septike, duke shkaktuar ndotje kundërmuese për banorët.

Banorët kanë kërkuar ndihmë nga bashkia për pastrimin e bodrumit të pallatit, por nuk u është dhënë zgjidhje. Bllokimi i kanalizimeve shkarkuese, ka bërë që në bodrumin e  pallatit ujërat të arrijnë nivelin e 1.5 metrave.

Gazetar: A. Aliaj

Operator: N. Duka

Montazhier: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco