Mjekët dhe infermierët pa paga/ Shoqata: Mos kini frikë, ngrini zërin

Mjekët dhe infermierët pa paga/ Shoqata: Mos kini frikë, ngrini zërin

12:31, 19/01/2023
A+ Aa A-

Mjekët dhe infermierët e spitaleve të ndryshme në QSUT, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, por dhe në spitale të tjera të vendit kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor.

Një reagim për këtë situatë ka pasur edhe nga Shoqata e Infermierëve, e cila thotë se është interesuar pranë institucioneve përkatëse dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje për arsyen e kësaj vonese.

Ndërkohë që sipas Shoqatës së Infermierëve, institucionet kanë shprehur garancinë se brenda datës 20 janar, do të kalojë paga e mjekëve dhe infermierëve që nuk e kanë marrë ende atë të muajit dhjetor, dhe pse me rreth dy javë vonesë.

Reagimi nga Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjekë dhe infermierë të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe nga personeli i qyteteve të tjera në vend, që ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor dhe nuk janë dhënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.

Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën, nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë, ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse, kanë marrë konfirmimin që brenda ditës së nesërme (datë 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësit e kanë që brenda javës së parë të çdo muaji (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën.

Sërish problemi mbetet vetë personeli, që dhe kur abuzohet dhe u shkelen të drejtat, kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit shëndetësor në Shqiperi dhe do jetë krah tyre në çdo situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco