Moti për ditën e nesërme, 20 janar

Moti për ditën e nesërme, 20 janar

10:33, 19/01/2023
A+ Aa A-

Edhe për ditën e nesërme parashikohet një mot i paqëndrushëm, sipas Shërmbimit Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit dhe kjo situatë do të mbetet prezente gjatë gjithë ditës.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 11°C

në zona e ulëta 5 deri 13°C

në zona bregdetare 8 deri 14°C

Statusi i plotë i SHMU-së:

Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.
Në lartësin mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 11°C
në zona e ulëta 5 deri 13°C
në zona bregdetare 8 deri 14°C
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco