RSV në Shqipëri, mjekja Aurora Dollemberg qetëson prindërit: S’ka vend për panik, virusi i ngjashëm me gripin

RSV në Shqipëri, mjekja Aurora Dollemberg qetëson prindërit: S’ka vend për panik, virusi i ngjashëm me gripin

08:19, 19/01/2023
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit publik konfirmoi pak ditë më parë praninë e virusit RSV në Shqipëri, një virus i ngjashmë me atë të gripit, por që vaksinat nuk bëjnë dobi.

RSV që përhapet njësoj si gripi dhe covidi, prek rrugët e frymëmarrjes dhe më të ekspozuar ndaj tij janë foshnjat.

Për çdo vit RSV ka bashkëqarkulluar me gripin në vendin tonë, por këtë dimër ekspertët e huaj po ngrenë alarimin për rrezikun që vjen prej tij.

Mjekja Aurora Dollemberg në një lidhje me skype në emisionin “Ditë e Re”, në RTV Ora, shpjegoi që virusi zakonisht shkakton ftohje, por veçanërisht te fëmijët në muajt e parë të jetës, infeksioni i virusit sincicial të frymëmarrjes mund të arrijë rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe mushkëritë, duke shkaktuar bronkiolit akut ose pneumoni.

“Është virus i grupeve që shkaktojnë pneumoni, ndaj dhe prek më shumë fëmijët. Kjo është një infeksion i ngjashëm me gripin, por më të kërcënuarit janë të vegjlit deri në moshën 8 vjeç.

Ndryshe nga të rriturit fëmijët reagojnë më shumë ndaj viruseve. Prindërit nuk kanë asnjë arsye për panik, pasi është i ngjashëm me viruset e tjera. Por prindërit duhet të kenë kujdes që t’i kapin në kohë simptomat e para që nisin me rritje të lehët të temperaturave, të aplikojnë më mirë lëngjet dhe sheqerit.

Të aplikojnë mjekimin e lehtë me paracetamol dhe me kompresat e ftohta dhe fëmijët duhet të mbahen në mënyrë absolute nga kontaktet me të tjerët. Nëse merren këto masa të thjeshta në kohë, brenda 5 ditëve kalon rreziku”, shpjegoi mjekja Aurora Dollemberg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco