KAFE SHQETO/ Alimehmeti: Antibiotikët nuk kanë asnjë efekt në viroza!

KAFE SHQETO/ Alimehmeti: Antibiotikët nuk kanë asnjë efekt në viroza!

11:34, 18/01/2023
A+ Aa A-

Dr. Ilir Alimehmeti ka theksuar sot antibiotikët nuk kanë asnjë lloj efekti në virozat dhe i ka paralajmëruar qytetarët që nëse i përdorin kot, atëherë do të marrin vetëm efektet anësore të tyre.

Gjatë një diskutimi në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV lidhur me gripin e stinës, COVID-19 etj dhe marrjen e barnave vetë nga qytetarët, pa u këshilluar me mjekun, Alimehmeti tha se ky problem ka ekzistuar edhe më parë, por tani bie më shumë në sy.

“Na ra në sy të gjithëve, ndërkohë që u infektuam nga i pari deri tek i fundit me Sars-Cov2 dhe duhet thënë diçka shumë e qartë: Antibiotikët nuk kanë asnjë lloj efekti në viroza. Kjo është e qartë, është e shkruar, dihet kudo. Megjithatë për një arsye të palogjikshme, njerëzit vazhdojnë dhe e  injorojnë këtë lloj informacioni të madh.”

“Po të hapim atë fletën e antibiotikëve dhe të shohim se sa efekte anësore ka ajo fleta që kemi te shtëpia, që po i përdorim dhe, kur neve na duhet t’i përdorim i marrim parasysh ato efekte anësore - por nëse i përdorim kot, atëherë do të marrim vetëm efektet anësore dhe asnjë lloj benefiti nga antibiotiku”, tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco