Ngacmoi seksualisht nxënësen, pezullohet mësuesi në Tepelenë

Ngacmoi seksualisht nxënësen, pezullohet mësuesi në Tepelenë

11:37, 18/01/2023
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin e edukimit fizik Kleanth Laçi pas kallëzimeve se se ai ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Ministrja Kushi njofton se pas ndalimit të tij nga Policia është marrë edhe masa e pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve, ndërsa nxënëses i është ofruar ndihmë psiko-sociale.

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë”.

Ministrja shprehet e bindur se drejtësia do ta zbardhë shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrë vendimet e duhura ligjore. Kushi i qëndron vendimit se nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

“Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor. Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco