Shira dhe stuhi, por temperaturat mbeten të larta

Shira dhe stuhi, por temperaturat mbeten të larta

07:22, 18/01/2023
A+ Aa A-

Qëndra ciklonike e pozicionuar në Europën qendrore po ushtron aktivitetin e saj në Mesdhe, duke mbajtur mot me stuhi dhe reshje shiu në vendin tonë.

E mërkurë, 18 janar 2023

Moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite reshjet e shiut do të mbeten me intesitet në veri.   Era do të jetë me drjetim Jug  me shpejtësi 18-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/12°C
Zona e ulët         12/18°C
Zona bregdetare 16/19°C

Kosova, e mërkurë 18 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare edhe reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 9°C - 12°C .

E enjte, 19 janar 2023

Moti do të jetë me  vranësira  reshje shiu dhe stuhi të përqëndruara në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit deri në mesdite, pasdite do të humbasin intesitet.  Era do të jetë me drjetim Jug  - Perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      10/11°C
Zona e ulët         12/17°C
Zona bregdetare 15/17°C/Marrë nga RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco