Stuhi të forta ere/ Mbani çadrat me vete, si parashikohet moti gjatë javës

Stuhi të forta ere/ Mbani çadrat me vete, si parashikohet moti gjatë javës

14:15, 16/01/2023
A+ Aa A-

Kjo javë ka nisur me reshje shiu dhe stuhi. Por si parashikohet të jenë kushtet atmosferike gjatë ditëve në vijim? Sipas Meteoalb e gjithë java do të jetë e paqëndrueshme me reshje. Më të dendura ato pritet të jenë martën dhe të mërkurën, ku priten shira mesatare dhe intensive në veri dhe veriperëndim të vendit. Meteoalb njofton se pjesa dytë javës sjell reshje dëbore në zonat malore të premten dhe shtunën.

“Do të ketë sasi konsiderueshme dëbore në zonat malore. Temperatura e ajrit do të jenë të larta deri të enjten, por e premtja dhe fundjava do të sjellin rënie të ndjeshme. Pjesa parë javës do të ketë temperatura minimale 2-3 gradë Celsius ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 17 gradë Celsius. Pjesa dytë javës minus 3 gradë, ndërsa në zonat malore ato maksimale do të jenë jo më shumë se 10 gradë. Stuhi të forta ere në tokë dhe det nga nesër në mesditë”, njofton Meteoalb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco