Flet për SYRI TV, sizmologu Edmond Dushi: Nuk duhet të krijohet panik

13:48, 16/01/2023
A+ Aa A-

Sizmologu Edmond Dushi ka bërë thirrje gjatë një prononcimi në SYRI TV se ecuria, pas tërmetit të mbrëmshëm, flet për një rënie të aktivitetit në përgjithësi, ndaj nuk duhet të krijohet panik i tepërt te qytetarët.

Sizmologu Dushi shpjegoi: "Jemi në një situatë të tillë, aktive, që ka filluar që nga data 12 në fakt dhe ka vazhduar me një seri paragoditjesh deri në momentin që ka ndodhur tërmeti i mbrëmshëm, 4.7 i shkallë Rihter në 23:37.

Normalisht, kanë ndodhur rreth 32 paragoditje; ka ndodhur tërmeti që ne deri tani e konsiderojmë si goditjen kryesore; është pasuar nga pasgoditje me magnitudë 3.9 dhe që konsiderohet si pasgoditje e parë.

Nuk mund të themi që gjithçka është e pritshme. Ne gjithmonë kemi një lloj paraktiviteti të ndodhjes së ngjarjeve të forta, por ecuria që ne marrim tashmë flet për një rënie të aktivitetit në përgjithësi. Pra, nuk duhet të krijojmë panik të tepërt. Ideja është që ne do ta monitorojmë dhe monitorimi do të tregojë vijueshmërinë e situatës.

Duke qenë se jemi aktivë, duke marrë informacionin, nuk mund të bëjmë analiza të detajuara në këtë moment, pasi jemi gjithmonë në akumulim të informacionit. Natyrisht që informacioni i orëve të para ka qenë dhe informacion i mbuluar jo mirë për shkak  se priremi të japim informacion për emergjencat dhe për mediet në përgjithësi e pastaj i rikthehemi një rilokalizimi ose ripërpunimi të detajuar të informacionit," vërejti ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco