VIDEO SYRI TV/ Shkatërrohet rruga në Lezhë, ankohen banorët: Bashkia na ka mashtruar

VIDEO SYRI TV/ Shkatërrohet rruga në Lezhë, ankohen banorët: Bashkia na ka mashtruar

18:26, 14/01/2023
A+ Aa A-

Amortizimi i rrugës në lagjen SMT në Lezhë ka krijuar probleme për banorët vendës.

Sipas gazetarit të Syri Tv, Martin Marku, ata shprehen se pushteti lokal i ka mashtruar me premtime të pa mbajtura, ndërsa tregojnë se jetesa e tyre është vështirësuar për shkak të rrugës.

Degradimi i këtij segmentit rrugor ka sjellë vështirësi të mëdha për banorët, sidomos në kohë me shi, pasi bëhet i pakalueshëm.

Image

Në këtë rrugë me një gjatës prej 1 kilometër që lidh lagjen SMT me Ishull-Lezhë, janë hapur gropa të shumta të cilat vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët shprehen të mërzitur me mashtrimet e vazhdueshme që u janë bërë në çdo fushatë elektorale.

Në këtë aks problem mbetet edhe mungesa e kanalizimeve të ujerave të zeza si dhe ndriçimi, ndërsa për situatën është në dijeni Bashkia, por nuk ka dhenë ende asnjë zgjidhje.

Të gjendur të braktisur nga pushteti vendor, banorët kërkojnë një zgjidhje të situatës në të cilën ndodhen prej shumë vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco