Mbërrin acari, ky është moti i të premtes

Mbërrin acari, ky është moti i të premtes

16:46, 12/01/2023
A+ Aa A-

Ditën e premte vendi ynë do të përfshihet nga ngrica të shumta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e premte, që e gjeni më poshtë.

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë aksesve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -4 deri 4°C

në zona e ulëta -3 deri 14°C

në zona bregdetare 2 deri 13°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco