Ftohet moti, nisin shirat, stuhitë dhe në zonat malore, dëbora

Ftohet moti, nisin shirat, stuhitë dhe në zonat malore, dëbora

07:19, 09/01/2023
A+ Aa A-

Një front i ftohtë nga Atlantiku do të zbresë drejt Mesdheut, duke sjellë reshje shiu, stuhi dhe reshje bore në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 9 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje  me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesdite.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      5/10°C
Zona e ulët         8/17°C
Zona bregdetare 10/17°C

Kosova, e hënë 9 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 8°C - 12°C .

E martë, 10 janar 2023

Moti do të jetë me  vranësira mestare reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore.  Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      2/8°C
Zona e ulët         5/14°C
Zona bregdetare 8/14°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco