Shqiptarët bllokohen në Kapshticë, shkak bëhet defekti teknik nga shteti fqinj

Shqiptarët bllokohen në Kapshticë, shkak bëhet defekti teknik nga shteti fqinj

13:53, 08/01/2023
A+ Aa A-

Rradha të gjata janë krijuar ditën e sotme në doganën kufitare të Kapshticës si pasojë e një problemi teknik i shkaktuar nga pala greke.

Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.

Sipas autoriteteve, është shteti fqinj përgjegjës për këtë problematikë qe ka bllokuar qindra familje në doganë.

Ndërkohë, është bërë gjithashtu e ditur se po punohet me kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco