Edhe kjo fundjavë me diell/ Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Edhe kjo fundjavë me diell/ Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

23:05, 06/01/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. 

Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel, parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco