Pak alkool për festa/ Konsumi në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë

Pak alkool për festa/ Konsumi në Shqipëri, ndër më të ulëtit në Europë

08:49, 02/01/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët renditen ndër popujt që konsumojnë më pak pije alkoolike në Europë, të paktën sipas të dhënave zyrtare.

Sipas Eurostat, që publikon të dhënat e konsumit sipas fuqisë blerëse për shtetet e Europës, në vitin 2021, konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri ishte sa 19% e mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas kësaj renditjeje, vendi ynë ishte i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 5% të mesatares europiane.

Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2020, por konsumi aty është pak më i lartë se në Shqipëri, me 22% të mesatares europiane.

Kjo peshë e ulët e Shqipërisë mund të lidhet dhe me nivelin e lartë të informalitetit në prodhimin e pijeve alkoolike, teksa vera dhe rakia, në një pjesë të madhe janë prodhim artizanal (shënim i Monitor).

Në rajon, më pijedashësit janë malazezët, me 41% të mesatares europiane dhe serbët, me 41%. Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut, me 39%.

Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është konsumi në Bosnjë Hercegovinë, në 21% të mesatares Europiane.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

Shtetet më pijedashëse të Europës

Zviceranët janë të parët në Europë për konsumin e pijeve alkoolike me 208% të mesatares europiane. Pas tyre renditen austriakët (146%), estonezët (139), Letonia (138(, Lituania (137), Gjermania (131), që janë vende kryesisht të ftohta.

Ndërsa ballkanasit dhe vendet e Mesdheut, janë më pak pijedashëset, teksa konsumi i pjeve alkolike është mesatarisht 20-30% më i ulët sesa mesatarja europiane. Psh në Itali treguesi është 69%, në Spanjë 75%. Konsumi është ndjeshëm më i ulët në Greqi, me 28% të mesatares europiane./ Monitor

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco