VIDEO-SYRI TV/ Një ditë dimri në fshatin e Voskopojës. Dyndje turistësh për festat e fundvitit

15:41, 01/01/2023
A+ Aa A-

Natyra, por dhe njeriu, i kanë falur Korçës vende sa ekzotike aq dhe mistike, të cilat sot janë destinacione turistike…

Një prej këtyre margaritëve, ku bëhen bashkë natyra dhe dora e njeriut, është pikërisht Voskopoja…

Dikur, një qytet mesjetar, nga më të rëndësishmit në Ballkan, i shkatërruar disa herë, e sot, një fshat turistik, ku gjen lehtësisht gjurmët e së shkuarës, që ndërthuren aq bukur me të tashmen…

Në Voskopojë, duket se kanë kuptuar më mirë se kudo, se të ruash traditën, historinë, të sjellësh ato me elegancë dhe përkujdesje, janë një virtyt që rrallë i gjen kund tjetër..

Ndaj, të gjithë këto, e bëjnë këtë fshat piktoreks dhe historik, një destinacion të preferuar turistik në katër stinë të vitit…

Voskopojarët janë mikpritës të skalitur tashmë, e njohin padyshim rëndësinë që kanë turistët, apo siç i thërrasin ata, miqtë, që vijnë e i vizitojnë. Turistët janë kthyer në motor të vetë për zhvillimin e ekonomisë së zonës, pasi aty gjejnë gjithçka, nga zjret e dimrit e deri te prodhimet artizanale, që çdokush i merr si kujtim nga ky fshat.

Anida Zguri është një vajzë voskopoje, ajo ka zhvilluar artizanatin, punime të cilat i reklamon dhe shet për turistët vendas e të huaj që vizitojnë këtë fshat.

Por jo vetëm kaq, në Voskopojë, veç shëtitjeve në natyrë, në Kishat monumente kulture, nuk mund të rrish pa shijuar gatime tradicionale të zonës…

Dhe enkas për ne, një nga kuzhinieret e një restoranti dhe hoteli në zonë, me bujari gatoi krenarinë e Voskopojës dhe gjithë Korçës, lakrorin me dy petë e gatime të tjera tradicionale…

Në këtë fundvit, Voskopoja duket se do të jetë vendi ku shumë qytetarë shqiptarë, do të zgjedhin të kalojnë festat…

E pas gjithë kësaj guide, largohemi nga Voskopoja, fshati që dikur ishte qytet, e sot, një vend, që duhet vizituar së paku njëherë në jetë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco