VIDEO-SYRI TV/ Krishtlindje në çadër dhe kontenierë për shumë familje në Lezhë e Kurbin

14:20, 25/12/2022
A+ Aa A-

Qindra familje të krishtera në Lezhë, Kurbin apo Mirditë, edhe kjo festë Krishtlindje i gjeti në qiell të hapur. Banesat e reja që qeveria u premtoi pas tërmetit, ende nuk kanë janë gati, ndërsa familjet vijojnë të jetojnë në çadra e kontenierë. Deputeti i PD Kastriot Piroli, teksa përcolli urimet për besimtarët, denoncojë neglizhencën e qeverisë për rindërtimin e banesave.

Nga SYRI TV

Besimtarët katolikë në Kurbin, Lezhë apo Mirditë, jo të gjithë e festojnë këtë Krishtlindje të gëzuar. Qindra familje, vijojnë të jenë ende të pastreha, për shkak se banesat e tyre u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë ditëve të fundit, SYR TV ka transmetuar gjatë ditëve të fundit disa histori familjesh, të cilat vijojnë të jetojnë në çadra apo kasolle të improvizuara si banesa, pasi procesi i rindërtimit ka ngecur.

Për situatën e vështirë të këtyre familjeve, reagoi dhe deputeti i Partisë Demokratike për Lezhën, Kastriot Piroli. Duke uruar besimtarët për festën, Piroli denoncoi neglizhencën e qeverisë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat prej tre vjetësh presin të marrin banesa të reja.

Mesazhe urimi për krishtlindjen përcolli dhe kandidati i PD-së për kryetar bashkie, Behar Haxhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco