Vlorë, 7 familje në protestë për një godinë. Avokatja: Nuk ka pasur objekt ekzistues

21:50, 24/12/2022
A+ Aa A-

7 familje të lagjes "28 Nëntori" në Vlorë kanë protestuar për ndërtimin e një objekti në distancë 20 cm nga shtëpitë e tyre. Seancat gjyqësore kanë nisur në vitin 2020 kohë kur bashkia e Vlorës ka kërkuar ndërprerjen e punimeve të konsideruara pa leje dhe  ka çuar në gjyq subjektin që kryente punimet. 

Në aktet e ekspertimit, gjykata ka konstatuar nevojën për leje ndërtimin duke theksuar se këto punime nuk mund të kryheshin me "Deklaratë Paraprake për kryerje punimesh".

Avokatja e banorëve sqaron se nuk ka pasur objekt ekzistues.

“Thjeshtë një deklaratë paraprake për kryerje punimesh por nuk nënkupton lejen e ndërtimit që është një concept krejt I kundërt nga deklarata paraprake.  Ky ndërtin ka nevojë për leje ndërtimi. Ligji e parashikon fare qartë se kur një object ka nevojë për deklaratë paraprake dhe përfshin ato raste kur është rindërtuar dhe ka nevojë për përmirsime të mundshmë dhe kur ka nevojë për leje ndërtimi. Është konstatuar se ky ndërtim është nisur nga e para, pra nuk ka qënë ekzistues” është shprehur avokatja.

Banorët kërkojnë nga institucionet zbatimin e ligjit, duke respektuar distancat midis godinave.

“Arrin çatia tek dritarja. I harroj edhe hapur. Ai fut dorën tek dritarja e banjës. ‘Provoje  po deshe, do ti mbyll edhe dritaret’ më tha.  Ose ta zgjidhë shteti ose do ta zgjidh privatisht. Ai ka ardh në dhomën e gjumit në katë të dytë. Po harrova një dritare hapur më vë flakën

Rinisja e punimeve është bërë  më një vërtetim të dalë nga bashkia, në një kohë kur palët janë në gjyq për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco