FOTO/ Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

FOTO/ Ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

17:26, 23/12/2022
A+ Aa A-

Edhe pse ditë të ftohta, moti pritet të jetë i qëndrueshëm gjatë fundjavës.

Siç bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti për të shtunën dhe të dielën do të jetë më temperatura të ulëta, dhe pa reshje.

Më poshtë parashikimi i motit për fundjavën:

Vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë që presim përpara.

Për ditën e Shtunë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje. Për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco