SYRI TV/ Çifti i moshuar në Kurbin jeton në garazh, banesa e 82-vjeçarit u dëmtua nga tërmeti

13:45, 23/12/2022
A+ Aa A-

82-vjeçari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij nga Kurbini prej 3 vitesh jetojnë në garazh pasi banesa e tyre u është dëmtuar nga tërmeti. Duke qenë se mungojnë kushtet minimale të jetesës në këtë ngrehinë, ata shpesh flenë në banesën e shkatërruar duke iu edhe rrezikuar jeta. I moshuari kërkon që qeveria të përmbushë detyrën dhe t’ua rregullojë banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Nga SYRI TV

Për të tretin vit rresht, çifti i moshuar Lala ne Kurbin jeton në garazh, pasi banesa e tyre u është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.  82-vjeçari Pashk Lala i cili jeton së bashku më bashkëshorten e tij në këtë ngrehinë të amortizuar, tregon se bashkia e Kurbinit u ka dhënë 5 mijë lekë të reja për të riparuar banesën, por ai shprehet se kjo shumë është e pamjaftueshme. Ai thotë se nuk e do grantin, por kërkon që institucionet të verifikojnë dëmet dhe t’ua rregullojnë shtëpinë.

Plagët e tërmetit vijojnë ende të lëngojnë tek qytetarët, ku shumë prej tyre edhe kanë kaluar 3 vite, vijojnë të jetojnë mes banesave të shkatërruara nga tërmeti dhe kalvarit të zvarritjes nga institucionet për riparimin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco