SYRI TV/ Kriza ekonomike e lë tavolinën bosh, markata në Korçë - pa blerës

13:33, 23/12/2022
A+ Aa A-

Fundvit i varfër në Korçë! Markata e qytetit e zbrazët nga blerësit, ndërsa tregtarët tregojnë se situata e vështirë ekonomike po i çon drejt falimentimit. As festat nuk mund t’i mbushin dot tryezat e korçarëve këtë fundvit.

Nga SYRI TV

SYRI TV bëri një vëzhgim në markatën e qytetit e cila edhe pse fundvit është pothuajse e zbrazur nga qytetarët, të cilët do të duhej të ishin të shumtë në këto prag festash për të blerë produktet që u duhen për tryezën e fundvitit.

Ndërkohë që vet tregtarët shprehen se edhe pse prag festash, blerjet janë të pakta për shkak të rritjes së çmimeve dhe varfërisë.

Nga ana tjetër, qytetarë të paktë që gjen në markatë tregojnë se këtë vit festat për ta do të jenë si ditët e zakonshme të vitit, pasi nuk kanë mundësi të shpenzojnë shumë.

Kriza ekonomike duket se ka prekur më shumë pikërisht, pensionistët dhe familjet pa të ardhura të qëndrueshme, të cilët këtë vit, nuk do të kenë mundësi të festojnë me tryezën plot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco