Parashikimi i motit për ditën e martë, 29 nëntor 2022

Parashikimi i motit për ditën e martë, 29 nëntor 2022

22:35, 28/11/2022
A+ Aa A-

Java e ardhshme e cila përkon dhe me ardhjen e dimrit meteorologjik do të mbartë me vete ndryshime nga dita në ditë. Deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet.

Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit.

Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe. Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco