VIDEO-SYRI TV/ Të martë e të mërkurë reshje të dendura, zonat në rrezik Shkodra e Lezha

17:08, 21/11/2022
A+ Aa A-

Rreziku nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shiut ende nuk ka kaluar. Përfaqësues të Institutit të Gjeoshkencave thonë se ditët në vijim pritet të rikthehen reshje të dendura dhe ulje temperaturash. Situata më kritike do te vijoje të mbetet në zonat veriore të vendit.

Nga SYRI TV

Edhe pse kjo e hënë ka pasur reshje më të pakta shiu krahasuar me fundjavën, situata ende vijon të mbetet kritike. Ditët e ardhshme do të rikthejnë sërish reshjet e dendura, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë ulje. Përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tregon cilat janë zonat më të rrezikuara në veri dhe jug të vendit.

Ndërsa në kryeqytet gjendja deri më tani ka qenë e stabilizuar, por pritet të ketë shtim të reshjeve ditët në vijim.

Prej dy ditësh shiu në vendin tonë kanë shkaktuar problematika të shumta, ku situata më kritike ka qenë në zonat veriore. Ekspertët bëjnë thirrje për marrjen e masave, pasi rreziku ende nuk ka kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco