Përmbytjet e gjejnë në kontejner me 2 të vegjël, Shpresa lutet: A ka sy ky shtet?!

13:04, 21/11/2022
A+ Aa A-

Shpresa Guci nga Rrashbulli i Durrësit është pjesë e atyre mijëra familjeve të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

E vizituam fillimisht Shpresa Guxin një vit më parë, por fatkeqësisht shohim se situata për të thuajse nuk ka ndryshuar: bashkë me vajzën dhe mbesën e saj nuk jetojnë më në çadrën ku kaluan rreth një vit, por në një kontenier, dhuratë nga Kisha Katolike.

Shpresa nuk është vetëm e pastrehë, por. mjaft të vështirë e ka dhe sigurimin e jetesës. Në fjalët e saj ajo akuzon kryetaren e Bashkisë së Durrësit dhe kryeministrin Edi Rama që po luajnë me jetën e saj. 

Duke mbajtur një fëmijë të vogël në prehër, Shpresa tregon shqetësimin e saj: “Fëmijën tjetër e kam në klasën e parë, e kam çuar në shkollë, tani vjen edhe ajo e shkreta. Po jeton në lagështirë. Ajo është e sëmurë. Muajin e parë i mora 36 mijë lekë ilaçe, i mora pa lekë në Plepa. Tani asaj i është përkeqësuar shumë gjendja, vajzës së vogël, është shumë sëmurë. E çoj në shkollë që të mos humbasë ditët dhe orët. E çoj me autobus. Me hallet e mia, me problemet e mia.

Me mua, kryetarja po tallet. “Bëj këto e bëj këto” e janë rrena. Nuk doli vetë në skenë. Kishte edhe kamera plot aty, të gjitha e më nxori dy sekretaret.

Kjo është lodër, po lozin me mua, unë çfarë bie jashtë, jam mbytur, e pe dhe vetë. edhe shiu që po bie unë jam mbytur. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që kontejneri të më rridhte.

Nuk shtyhet më, nuk e di a ka sy ky shtet?! A ka sy ky Edi Rama?! Të bëjë diçka për këta fëmijë, jo për mua! Unë po vuaj shumë, ti e pe vetë ku i kam kaluar plaçkat. I kam kaluar tek dhoma që e ka dëmtuar tërmeti. Aty po gatuaj. Kam mbledhur tre trasta me rroba që t’i çoj tek shoqja ime që m’i lan gjithmonë. Nuk e di çfarë po bëhet mua, nuk e di çfarë loje po lozet me mua!nuk po e kuptoj këtë lojë, këtë vuajtje kaq të mallkuar. Nuk po duroj dot më!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco