Përmbytje me viktima në vend, ISHP këshillon ndjekjen e disa rregullave

Përmbytje me viktima në vend, ISHP këshillon ndjekjen e disa rregullave

10:55, 21/11/2022
A+ Aa A-

Pas viktimave të shkaktuara nga përmbytjet e një dite më parë në Malësinë e Madhe ku babë e bir që u rrëmbyen nga përroi i Bogës dhe trupat e tyre janë gjetur mëngjesin e sotëm, ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP këshillon ndjekjen  e disa rregullave gjatë përmbytjeve.

Ndër to është shmangia bodrumeve dhe nënkalimeve të cilat bëhen të rrezikshme gjatë përmbytjeve. Po kështu ISHP apelon për të mos lëvizur me makinë në afërsi të këtyre zonave dhe në të kundërt nëse uji afrohet rreth mjetit këshillon braktisjen e tij dhe zhvendosjen në një pikë të lartë në mënyrë të sigurt.

Njoftimi i ISHP:

Gjatë një përmbytjeje

Shmangni vende të ulëta si nënkalime, bodrumet janë jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje

Mos ecni në zona të përmbytura, mund të jetë e vështirë të kuptoni sesa i thellë është uji dhe çfarë qëndron nën të.

Nëse duhet të ecni në ujë, ecni aty ku uji nuk lëviz, përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës para jush.

Mos ecni me makinë në zona të përmbytura, nëse ujërat e përmbytjes zhvendosen rreth makinës tuaj, braktiseni makinën dhe zhvendosuni në një zonë apo pikë më të lartë në mënyrë të sigurt

Mos prekni pajisjet elektrike, nëse jeni të lagur apo qëndroni në ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco