Rënie temperaturash dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit për fundjavë, 19 dhe 20 nëntor

Rënie temperaturash dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit për fundjavë, 19 dhe 20 nëntor

12:52, 18/11/2022
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) vendin e pret një fundjavë e paqëndrueshme, veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë ditës së diel.

Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa  në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe.

Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Temperaturat do të jenë si mëposhtë:

Image

Postimi i plotë i SHMU-së:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco